Arrestohen nëntë persona gjatë protestave pro-palestineze në Berlin

Të paktën nëntë persona u arrestuan të shtunën pasi policia ndërhyri gjatë një proteste kundër sulmeve izraelite ndaj Palestinës në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.

Qindra njerëz u mblodhën pranë stacionit të metrosë Kleistpark në distriktin Schöneberg për të shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën.

Gjatë marshimit nga ajo lokacion drejt stacionit të metrosë Walter Schreiber Platz në distriktin Steglitz, protestuesit thërrisnin “Izraeli vrasës”, “Liri për Palestinën”, “Izraeli është një shtet terrorist”, si dhe “Paratë e Gjermanisë, bombat e Izraelit”.

Protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me mesazhe si “Ndalo gjenocidin në Gaza”, “Bojkoto Izraelin” dhe “Cionizmi do të mposhtet”.

Gjatë marshimit pati përplasje të herëpashershme mes protestuesve dhe policisë, e cila mori masa të rrepta sigurie, duke çuar në arrestimin e të paktën nëntë personave.

Një grup pro-izraelit tentoi të provokonte pjesëmarrësit e marshit duke valëvitur flamuj izraelitë.