Britania e Madhe duket ka nisur një fushatë për arrestimin e emigrantëve, të cilët jetojnë në këtë shtet pa dokumente të rregullta.
Mediat britanike kanë publikuar disa pamje nga aksionet e policisë, ku janë arrestuar emigrantë nga India, por edhe pakistanezë, kinezë dhe shqiptarë.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe Ministri i Imigracionit, Brandon Lewis.
“Këto operacione tregojnë se ne nuk do të tolerojmë njerëzit që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani të Madhe. Ka një ndikim negativ në pagat e punëtorëve të ligjshëm dhe lejon punëdhënësit mashtrues që të nënvlerësojnë biznese të ligjshme”, është shprehur ministri i Imigracionit Brandon Lewis.