Arrestohen 4 persona në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri

Janë arrestuar katër persona pas raportimit për disa të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të tyre në një shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 12 kuti të zbrazura të fishekëve, 98 copë fishekë dhe disa gëzhoja.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë intervistuar, dy prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.

“Lagjja-Ulpiana e Re, Prishtinë / 31.12.2024 – 23:30. Pas raportimit për disa të shtënave ma armë zjarri, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të tyre dhe një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 12 kutie të zbrazura të fishekëve, 98 copë fishekë dhe disa gëzhoja. Të dyshuat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.