Prokuroria në Paris bëri të ditur se janë arrestuar dhjetë persona për të cilët dyshohet se kanë furnizuar me armë njërin nga tre autorët e sulmit ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe marketit në Paris në janar të vitit 2015, ku u vranë 17 persona.
Prokuroria thekson se arrestimet filluan të hënën, ndërsa kanë vazhduar të martën dhe të mërkurën, dhe se në paraburgim janë dhjetë të dyshuar.