Arabia Saudite ka larguar një numër të konsiderueshëm të ministrave të lartë dhe ka arrestuar dhjetëra princa nën akuzat për korrupsion, njoftoi media shtetërore.
Sipas njoftimeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters, Princi Alwaleed bin Talal, është një nga ata që është arrestuar. Bin Talal është biznesmeni miliarder që zotëron firmën e investimeve Kingdom Holding.
Ministrat e lartë që u shkarkuan ishin Princi Mitaab bin Abdullah, kreu i Gardës Kombëtare dhe ministri i ekonomisë Adel Faqih.
Në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve, Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud tha se janë arrestuar disa shpirtligë që kanë vënë interesat e tyre mbi interesin publik. /MESAZHI/