Arrestim spektakolar nga policia amerikane, ia fusin qenin në kamion (Pamje si në filma)

Një përplasje tre-orëshe midis një shofer kamioni dhe forcave të zbatimit të ligjit në Houston përfundoi të mërkurën me sukses për policinë amerikane. Shoferi i kamionit, Trinidad Cutshall ishte i akuzuar për shmangie të krimit.

Policia e vërejti atë në autostradë dhe i është vënë pas. Shoferi i kamionit nuk pranoi të ndalej, pavarësisht urdhërit policor që kishte.

Fillimisht policia i shqeu gomat e kamionit me plumba të veçantë. Më pas ai filloi të bënte disa veprime evazive, duke ndryshuar korsi të shumta dhe duke u kthyer brenda dhe jashtë korsive të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Policia arriti të ndaloi në tërësi kamionin duke e rrethuar në të gjitha anët, por shoferi nuk dorëzohej.

Shefi i operacionit, Harris Ed Gonzalez ka thënë se kanë provuar të gjitha metodat jovdekjeprurëse për ta kapur atë. Oficerët policorë përdorur një mjet Humvee me krah mekanik për të çarë pjesën e pasme të kabinës së kamionit.

Më pas, ata dërguan një qen policie për t’u përballur me Cutshall, i cili prapë nuk u dorëzua. Policia i vuri gaz lotsjellës brenda kabinës dhe i humbën orientimin shoferit. Pas 3 orësh përpjekje, me ndihmën e qenit ata arritën ta nxjerrin me forcë shoferin problematik.

“Përfundimisht ne ishim të suksesshëm në hyrjen në kabinë dhe përfundimisht duke e tërhequr fizikisht atë. Nga ky veprim i tij, ai ka pësuar disa dëmtime. Cutshall nuk dukej se kishte armë dhe askush nuk u lëndua gjatë incidentit” ka thënë Gonzalez në raportin e rastit.