Arratiset nga QKUK i denuari me 30 vite burg

Avni Osmani i dënuar me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë në vitin 2004 është arratisur.

Klan Kosova merr vesh nga burime të saj se i njëjti është arratisur nga Qendra Klinike Universitare në orët e mbrëmjes të së premtes.

Avni Osmani, më 28 tetor të vitit 2004, në mënyrë misterioze dhe dinake e me qëllim të fshehjes së veprës penale të mashtrimit me një revolver ka privuar nga jeta Kastriot Zogianin, 20 vjeçar, nga fshati Harilaq.