Ballina Lajmet Kosovë Arratiset nga Kosova ish-ministri Todosijeviq, nuk paraqitet për ta vuajtur dënimin me...

Arratiset nga Kosova ish-ministri Todosijeviq, nuk paraqitet për ta vuajtur dënimin me burg

Ivan Todosijeviq, deputeti i Kuvendit e ish ministri i pushtetit lokal është arratisur nga Kosova.

Kështu raporton Klan Kosova duke u bazuar në burimet e saja.

Afati i fundit për paraqitjen e tij ka qenë sot 6 tetor në ora 12:00, kur është afati i fundit që ndaj tij të nis ekzekutimi i dënimit me burgim prej 2 vjetësh.

Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi, ka thënë që përkundër këtij afati Todosijeviq nuk është paraqitur.

“Lidhur me rastin, bazuar në raportin 24 orësh të Qendrës Operative, e cila vepron në kuadër të SHKK-së, ju njoftojmë se personi në fjalë deri në këto momente nuk është paraqitur për mbajtje të dënimit në institucione korrektuese”, ka thënë Gashi.

Todosijeviq u dënua pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut. Veç Themelores, 2 vjetët me burg ia konfirmoi këtë Gusht edhe Gjykata e Apelit.

Një ditë pasi doli vendimi i marrë nga 2 gjyqtarë shqiptar e 1 serb, gjyqtarët serb në veri protestuan duke e ndalur punën, ndërkaq presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar protesta në rast se Ivan Todosijeviq arrestohet.

Exit mobile version