Ballina Arritje “Armiqtë” që shtiren si shokët tuaj në punë

“Armiqtë” që shtiren si shokët tuaj në punë

Ne kalojmë më shumë kohë në punë me kolegët tanë se sa në shtëpi me shokët dhe familjen. Dhe kur merrni parasysh se Amerikanët janë të tmerrshëm kur vjen puna tek pushimet, më shumë se gjysma e punonjësve në Shtetet e Bashkuara nuk marrin pushimin e tyre të tërë të paguar, atëherë një kohë e madhe kalohet në zyrë.Pa marrë parasysh se sa e mirë është kompania juaj, nuk do të shkoni mirë me të gjithë. Kjo është në rregull. Njerëzit në situata të rrezikshme, si p.sh. gjatë lansimit të një biznesi fillestar, lejohen që me raste të angazhohen në konflikte. Por bashkëveprimet në punë janë rrallë vetëm pozitive dhe negative.Këto marrëdhënie të cilat përshkruhen si ‘indiferente’’ dhe ‘’të dyshimta’’ në fakt duken si tema e një rishikimi të fundit shkencor të bërë nga studiuesit nga Universiteti Rutgers dhe Universiteti i North Carolina dhe i Lehigh.Studiuesit përshkruajnë marrëdhëniet indiferente si posedimi i ‘’përqindjes së ulët të kontaktit, përfshirjes, intensitetit emocional, thellësisë ose rëndësisë’’.

Për shumë njerëz, kolegët të cilët i shohin çdo ditë hyjnë në këtë kategori.Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve në këtë rishikim nominuan kolegët e tyre si shoqërues të kohës së lirë ( për shembull, ata ndajnë pushimet e drekës me ta), partnerë të bashkëveprimeve ditore si klientët, ofruesit e shërbimeve si rojet e zyrës dhe kolegët e kaluar si ish anëtarët e ekipit.Ndërkohë, marrëdhëniet e dyshimta karakterizohen si përfshirja e ‘’ndjenjave të bashkë-aktivizuara të pozitivitetit dhe negativitetit drejt një partneri relativ, dhe kapen nga rikërkimet e shokëve konkurrentë, marrëdhënieve të përziera dhe idiotëve konkurrentë dhe budallenjve të dashur’’.Lexoni se si duken disa nga marrëdhëniet e tilla më të zakonshme.KonsumatorëtJu mund të keni një klient të preferuar dhe kënaqeni shumë duke folur me të, por ju mund t’i frikësoheni thirrjes së tij sepse e dini se një bisedë 20-minutëshe mund të shndërrohet në një orë për shkak se është shumë llafazan.Menaxherët dhe këshilluesitSipas studiuesve, ju mund të ndjeheni të dyshimtë për mbikëqyrësit tuaj nëse ata kanë standarde të larta por ju e dini se ata kanë dëshirë që ju të arrini sukses. ‘’Dyshimi gjithashtu ka më shumë gjasa të ndodhë në marrëdhënie të cilat vështirë se mund të përfundohen, si marrëdhëniet me mbikëqyrësit’’.Përveç kësaj, edhe marrëdhëniet me këshilluesit mund të jenë të pasigurta. ‘’Këshilluesit, gjithashtu, kanë më shumë gjasa të kenë marrëdhënie të dyshimta me personat të cilët arrijnë statusin e kolegut në krahasim me ata të cilët mbajnë status më të ulët’’, shpjeguan studiuesit.Njerëzit shqetësuesVendi i punës mund të jetë stresues, por për njerëzit të cilët tashmë janë të prirur ndaj ankthit, kjo mund të dërgojë në marrëdhënie të dyshimta, veçanërisht nëse jeni në dyshim se a të njihni dikë apo të frikësoheni se do hidheni mënjanë.

Dy njerëz të ngjashëmNëse keni miqësi me dikë në punë dhe keni shumë gjëra të përbashkëta, përderisa mund të mendoni se kjo dërgon në lidhje të afërta, në fakt kjo mund të krijojë një marrëdhënie të dyshimtë.‘’Zou dhe Ingram zbuluan se menaxherët kanë më shumë gjasa të ndjehen konkurrues me shokët të cilët kanë gjini, rang shoqëror të ngjashëm, këto ngjashmëri gjithashtu mund të bëjnë sukseset e partnerit më të dhimbshme’’, shkruan dy studiuesit.Njerëzit vëzhguesNëse jeni shumë të vëmendshëm ndaj atyre të cilët ju rrethojnë dhe keni aftësinë të lexoni ata në dhomë, ju gjithashtu mund të gjeni veten në marrëdhënie të dyshimta me kolegët tuaj për shkak se ajo që konsiderohet si një forcë në situata biznesi mund t’ju bëjë që të vëreni edhe ndërrimet më të vogla në miqësitë tuaja.Në fund, për shkak se këto marrëdhënie janë shumë të paparashikueshme, ka edhe gjëra pozitive edhe negative në këto bashkëveprime.

Përderisa marrëdhëniet e dyshimta dhe indiferente mund të dërgojnë në shtypje të lartë të gjakut dhe stresit, ato gjithashtu mund t’ju bëjnë më të aftë që të mendoni në këmbët tuaja.‘’Individët të cilët përjetojnë dyshime emocionale janë më fleksibilë, e cila rrit aftësinë e tyre për të ndjekur perspektivat e kundërta në vlerësime të balancuara të atyre perspektivave’’, cituan studiuesit. ‘’Sipas tyre, individët në marrëdhënie të dyshimta mund të jenë më shumë në gjendje të bashkëpunojnë, t’ia dalin me konkurrencën, të përmirësojnë shkëmbimin e informacioneve dhe të shfaqin performancë më të lartë të punës, për shkak emocioneve të dyshimta që këto marrëdhënie shkaktojnë’’. Nga Nina Zipkin /Entrepreneur(Nina Zipkin është autore e stafit në Entrepreneur.com. Ajo shpesh mbulon median, teknologjinë, bizneset fillestare, trendet dhe kulturën në vendin e punës)./Mesazhi/

Exit mobile version