Pas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit, që hyri në fuqi të dielën e kaluar, palestinezët e zhvendosur filluan të kthehen në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, ku u përballën me një shkatërrime të rënda dhe rrënoja të shkaktuara nga sulmet izraelite, raporton Anadolu.
Pamjet përshkruajnë momentin kur banorët e kthyer palestinezë po përballen me shkatërrimin e gjerë të shkaktuar nga sulmet izraelite, me ndërtesat e banimit, rrugët dhe sheshet të shndërruara në rrënoja.
Por pavarësisht shkatërrimit të gjerë dhe kushteve të vështira të jetës, palestinezët po përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre në Rripin e Gazës.
Gjenocidi dhe spastrimi etnik i fundit i ushtrisë izraelite, sipas një zyrtari palestinez, ka lënë 80 për qind të Gazës veriore në gërmadha.
Më shumë se 300 mijë palestinezë janë aktualisht të pastrehë dhe kthimi i afërt i personave të zhvendosur brenda Gazës nga Gaza qendrore dhe ajo jugore pritet të përkeqësojë krizën humanitare.
Një marrëveshje armëpushimi në Gaza hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 47 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur më shumë se 110.700 të tjerë.