Zyrtarë të shërbimeve inteligjente të Turqisë për agjencionin informativ turk AA kanë njoftuar se kanë arritur në rezultat pas një pune intensive ndërmjetësimi mes palëve për evakuimin në mënyrë të sigurtë të dhjetëra mijëra civilëve të bllokuar nën rrethimin e forcave të regjimit në Halep si dhe për largimin e grupeve opozitare të armatosura.
Duke theksuar se dakordësimi i realizuar në saj të ndërmjetësimit të Turqisë do të mundësojë fillimisht evakuimin e civilëve, zyrtarët kanë njoftuar se janë dërguar autobusët që do të transportojnë popullatën në perëndim të Halepit.
Gjithashtu zyrtarët kanë theksuar se dakordësimi do të përfshijë edhe largimin në mënyrë të sigurtë me armët e lehta nga rajoni të grupeve të armatosura opozitare.
Edhe burimet e opozitarëve të cilët për AA-në kanë bërë deklaratën e parë në lidhje me dakordësimin njoftuan se një pjesë e madhe e grupeve opozitare kanë pranuar të largohen nga qyteti.