Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Armëpushimi në Gutën Lindore ka përfunduar

Armëpushimi në Gutën Lindore ka përfunduar

Gjatë tre javëve të fundit, 70 persona kanë humbën jetën në Gutën Lindore, në Siri, rajon i cili prej pesë vtiesh është nën rrethimin e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, ku po përjetohen konflikte mes forcave të regjimit dhe opozitarëve ushtarakë të cilët u kundërpërgjigjen sulmeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftohet se që nga orët e para të mëngjesit rajonet Duma, Arbin, Madyara, Hamuriye, Zamalka dhe Jobar është vendosur në objektivin e sulmeve intensive ajrore dhe artilerisë tokësore.

Qendra e mbrojtjes civile ka njoftuar se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 7 civilë nga të cilët 5 prej tyre janë fëmijë.

Gazetarët e AA-së në rajon kanë njoftuar se sulmet ndërmerren me intervale të shpeshta, ndërsa banorët për shkak të frikës nuk i lëshojnë shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër, grupet opozitare Ahraru’sh Sham dhe Fejlek er Rahman, u kundërpërgjigjën sulmeve të forcave të regjimit, gjë e cila shpjegon se sulmet e ndërsjellta mes palëve praktikisht kanë përfunduar armëpushimin.

Ditën e djeshme, regjimih i Assad-it dy herë ka kryer sulm me bomba me përmbajtje klori në vijën e frontit të grupeve.

Sulmet nuk ndaluan edhe gjatë takimit të zhvilluar me 30-31 tetor në kryeqytetin Astana të Kazakistanit nga delegaciont e vendeve garantuese të armëpushimit Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Forcat e regjimit të Assad-it gjatë një sulmi të mëparshëm me objektiv një shkollë, vranë 13 civilë, prej të cilëve 6 ishin fëmijë.

Exit mobile version