Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Armëpushimi i dha fund konfliktit brenda forcave të armatosura në Somali

Armëpushimi i dha fund konfliktit brenda forcave të armatosura në Somali

Në Somali është vendosur armëpushim pas përleshjeve që shpërthyen dje brenda forcave të armatosura të vendit në provincën Puntland, transmeton Anadolu Agency (AA).

Konflikti shpërtheu pasi Forcat e Sigurisë Puntland (PSF) refuzuan t’i dorëzonin detyrat detashmenteve tjera të ushtrisë. Është një njësit special i ushtrisë që është trajnuar nga ushtria amerikane dhe ka marrë pjesë në operacione antiterroriste.

Guvernatori i kësaj province, Said Abdullahi Deni deklaroi se pas negociatave në të cilat kanë marrë pjesë liderët e jetës politike dhe publike të atij rajoni, është rënë dakord për ndërprerjen e konfliktit dhe është vendosur armëpushim.

Të paktën 10 ushtarë humbën jetën ndërsa 40 u plagosën në përleshjet e djeshme. Mijëra civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre në afërsi të skenës së konfliktit.

Qeveria provinciale beson se luftëtarët e PSF-së kanë shkaktuar trazira në Puntland për disa kohë dhe kanë kërkuar angazhimin e detashmenteve tjera brenda forcave të armatosura somaleze.

Somalia gjendet në një krize të thellë politike dhe të sigurisë ndërsa kërcënimi më i madh i sigurisë është grupi terrorist Al-Shabaab. Si pjesë e misionit paqeruajtës AMISOM dhe me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Somali janë vendosur rreth 20 mijë trupa. /aa

Exit mobile version