Armenia vazhdon sulmet ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit

Ushtria e Azerbajxhanit parandaloi sulmet që ushtria armene ndërmori gjatë natës pavarësisht armëpushimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thuhet se forcat armene gjatë natës kryen sulme në formën e grupeve të vogla në drejtim të rajoneve Agdere, Agdam, Fuzuli dhe Jabrayil me qëllim për të pushtuar sërish pozicionet që kanë humbur.

Ndërkohë ushtria e Azerbajxhanit duke parandaluar sulmet shkatërroi 1 tank T-72 dhe 2 sisteme raketore Grad të ushtrisë armene si dhe neutralizoi një numër të madh të ushtarëve armenë.

Më tej në deklaratën e ministrisë thuhet se njësitë artilerike të regjimentit 9 të ushtrisë armene u tërhoqën në drejtim të Hadrut dhe se personeli i batalionit 5 të regjimentit u larguan duke lënë automjetet e blinduara.

Në të njëjtën mënyrë dhe personeli i regjimentit 5 dhe 522 të ushtrisë armene njoftohet se janë larguar duke lënë në fushën e betejës mjetet e tyre.

Në goditjet artilerike të kryera nga ushtria e Azerbajxhanit, theksohet se u shkatërrua edhe një bunker nëntokësor në pikën e pozicionimit të përhershëm të regjimentit 1 të ushtrisë armene.

Ministria në deklaratë ka theksuar se ushtria e Azerbajxhanit ka qenë në avantazh përgjatë gjithë frontit.

Armenia vazhdon sulmet e saj ndaj vendbanimeve civile

Në një deklaratë tjetër të ministrisë thuhet se ushtria e Armenisë ka hapur zjarr ndaj rajoneve Agdam, Terter dhe Goranbot.

Armenia dhe Azerbajxhani në bisedimet e kryera në Moskë, morën vendimin për një armëpushim humanitar duke filluar në orën 12:00 më 10 tetor të shtunën i cili parashikonte shkëmbimin e trupave të të vrarëve dhe të pengjeve në Malësinë e Karabakut.