Armenia shkel edhe armëpushimin e dytë me Azerbajxhanin, plagos civilë

Armenia ka shkelur edhe armëpushimin e dytë të arritur me Azerbajxhanin, ku në një sulm ndaj civilëve është plagosur një civil si dhe 25 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Kryeprokurorisë së Azerbajxhanit, thuhet se Armenia ka zhvilluar sulme intensive artilerike në qytetet Terter dhe Ağcabedi të Azerbajxhanit.

Sipas njoftimit nga sulmi është plagosur një person 58-vjeçar në fshatin Elesgerli të Terter.

Ndërsa në sulmet ndaj fshatrave të Ağcabedi, 25 shtëpi kanë pësuar dëme serioze.

Tertet, një qytet që gjendet në afërsi të vijës së frontit dhe është shënjestruar shumë herë nga Armenia që nga 27 shtatori, ishte i qetë dje në ditën e parë të armëpushimit.

Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në njoftimin e bërë nga Twitter, kishte theksuar se ushtria armene duke e shkelur armëpushimin humanitar të përkohshëm që hyri në fuqi më 18 tetor, ka zhvilluar sulme artilerike ndaj vendbanimeve civile dhe pozitat azerbajxhanase.