Armenia kreu sulm me raketë ndaj një qyteti në Nakhchivan

Ushtria e Armenisë kreu sulm me raketë ndaj qytetit Ordubad në Republikën Autonome Nakhchivan të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se Armenia dje në mëngjes nga rajoni Gubadli të cilin e okupoi në Karabak kreu një sulm me raketë në drejtim të qytetit Ordubad në në Republikën Autonome Nakhchivan të Azerbajxhanit.

Në deklaratë thuhet se nga sulmi nuk ka dëme ndaj popullatës civile dhe zonave të banimit.