Armenët shndërrojnë në stallë për derrat xhaminë në territorin nën pushtimin e tyre

Këshilltari presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev, njoftoi se armenët kanë shndërruar në stallë për derrat xhaminë dhe strukturat e tjera fetare në fshatin Memer të qytetit Qubadli në Azerbajxha, që kanë qenë nën pushtimin armen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Hajiyev postoi pamjet e fshatit Memer të qytetit Qubadli i cili u çlirua nga ushtria e Azerbajxhanit më 30 tetor.

Në pamje vërehet se xhamia dhe strukturat fetare janë të rrënuara dhe se janë shndërruar në stallë derrash.

Ardhja në këtë e gjendje e xhamisë që është ndërtuar në shekullin e 18-të është tregues i vandalizmit armen, deklaroi Hajiyev, i cili i bëri thirrje UNESCO-s, Organizatë Islamike të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (ISESCO) dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që të dënojnë ashpër këto veprime barbare.

Edhe më parë janë paraqitur pamje që tregojnë se armenët kanë rritur derra në xhaminë e qytetit Zangilan të cilin e kanë mbajtur në pushtim.