Armando Sadiku kërkohet nga skuadra greke

adiku i ka rrugët e ndara me Zyrihun, por që të ndodhë kjo, duhet që në zyrat e klubit zviceran të mbërrijë oferta e duhur.

Është folur shumë për një ofertë të Mababi Haifës, por izraelitët nuk e përballonin dot shifrën e kartonit të sulmuesit të Kombëtares.

Tanimë në Greqi shkruhet se është skuadra e Panathinaikosit që mendon për Sadikun shkruan “Gazzeta.gr”, pasi kërkon të zëvendësojë Markur Berg, sulmuesin e larguar këtë verë nga skuadra kryeqytetase.

Shuma që duhet të paguhet është 3 milionë euro, që duket e vështirë të paguhet edhe nga grekët.