ARM i heq Qualcomm licencën e dizajnit të çipeve

ARM është shprehur se dizajnët e Qualcomm për laptopët Copilot+ të Microsoft ishin nga blerja e Nuvia dhe si rezultat kishte anuluar licencën për këto çipe.

Firma e çipeve ARM anuloi marrëveshjen për licencimin e arkitekturës së saj tek Qualcomm çfarë i jepte këtij të fundit të drejtën për të përdorur pronësinë intelektuale të dizajnit të çipeve.

Aksionet e Qualcomm ranë menjëherë me 4 përqind ditën e Mërkure ndërsa ARM me 6.6 përqind. Qualcomm ka afat 60 ditë përpara se ti anulohet licenca përmes të cilës dizajnon çipet e saj mbi arkitekturën e ARM.

ARM është një kompani Britanike ku pjesa më e madhe e aksioneve të saj kontrollohet nga firma Japoneze e investimit SoftBank Group. Në 2022 paditi Qualcomm sepse dështoi të negocionte një licencë të re pas blerjes së Nuvia.

ARM është shprehur se dizajnët e Qualcomm për laptopët Copilot+ të Microsoft ishin nga blerja e Nuvia dhe si rezultat kishte anuluar licencën për këto çipe.

Beteja ligjore mes dy gjigantëve pritet të fillojë në një gjykatë federale në Delaware në Dhjetor. Një fitore e ARM mund të detyrojë Qualcomm dhe 20 partnerët e saj përfshirë Microsoft të ndalojnë shitjen e laptopëve të rinj.

Pavarësisht kësaj lufte publike, dy kompanitë mbështeten tek njëra-tjetra për të gjeneruar të ardhura dhe fitime ndërsa investitorët dhe analistët besojnë që një marrëveshje mes tyre do të arrihet përpara se të fillojë gjyqi.

Nëse masat pas afatit 60-ditor do të implementoheshin, Qualcomm të kufizohej në mënyrë të ndjeshme në atë çfarë mund të shesë nisur nga rëndësia e arkitekturës së ARM në çipet e saj.

Nga ana tjetër ARM do të humbje të ardhura të larta.