Arlind Ajeti gjen më në fund ekip

Qendërmbrojtësi Arlind Ajeti ka gjetur skuadrën me të cilën do të luaj këtë sezon. Futbollisti shqiptarë i cili mbeti pa ekip këtë verë, tashmë ka firmosur me Grashoperin në Zvicër.

Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili sezonin e kaluar ishte në huazim tek Krotone nga ekipi i Torinos, u kthye tek klubi granata, por më pas, ata vendosën të mos e mbajnë, duke mos i rinovuar kontratën. Ajeti gjatë verës ka pasur dhe disa kërkesa nga Seria B, por në fund futbollisti vendosi të luaj në Zvicër.

24-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-veçare, me opsion rinovimi për 2 vite të tjera. Drejtori i Grasshoper, Matias Ualter, pas firmosjes së kontratës deklaroi se është i lumtur për këtë transferim. “Jemi të lumtur që morëm menjëherë një përgjigje pozitive nga Arlindi për të na u bashkuar, pas dëmtimit të papritur të mbrojtësit Natan. Arlindi sjell shumë eksperiencë dhe do të na ndihmojë shumë.”, tha ai./ ATSH