Ballina Kulturë Arkiva e Prishtinës pasurohet me dosjet nga Arkiva e Stambollit

Arkiva e Prishtinës pasurohet me dosjet nga Arkiva e Stambollit

Sot Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, bashkë me Nënkryetarin Muhedin Nushi i dorëzuan Arkivës së qytetit kopjet e dokumenteve arkivore që ndërlidhen me qytetin e Prishtinës, nga Arkiva e Stambollit dhe ajo osmane, transmeton Koha.net.

Këto dokumente do të jenë të qasshme për publikun, për këdo që është interesuar që t’i shohë e t’i studiojë.

“Aktualisht i kemi të përkthyer titujt e dokumenteve, e jo përmbajtjen. Të gjitha janë të shkruara në gjuhën e vjetër osmane”, thuhet në kumtesë.

Janë 7519 dosje arkivore, me gjithsej 38592 dokumente./Mesazhi/

Exit mobile version