Boksieri shqiptar Reshat Mati, i njohur me nofkën “Ariu shqiptar”, ka arritur tjetër fitore në boksin profesionist.
Mati 24-vjeçar të shtunën mbrëma në “Madison Square Garden” të New Yorkut, mposhti amerikanin Dakota Linger me nokaut teknik në rundin e nëntë, në një meç të kategorisë super të lehtë.
Për Matin është fitorja e 14-të nga po aq meçe, e teta me nokaut.
Mati në tetor të vitit të kaluar fitoi titullin e botës për të rinj, në versionin WBC në kategorinë super të lehtë.
Ai vlerësohet si një boksier shumë premtues, ndërsa promotor e ka Eddie Hearnin, promotorin me renome botërore.