Argjentina është kombëtarja e dytë që siguron biletën për çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Argjentina mposhti me lehtësi 2:0 australianët, dhe siguruan biletën për në çerekfinale.
Ishte ylli argjentinas, Leo Messi që në minutën e 35` shënoi dhe i dha epërsinë kombëtares së tij.
Kjo ishte gola e tij në ndeshjen numër 1000 për 35 vjeçarin që shkëlqeu sot.
Përveç golit të shënuar Argjentina kishin edhe mundësi të tjera shënimi, por që nuk realizuan më.
Ndërsa, Australia nuk ishin të rrezikshëm për portën e Emiliano Martinez.
Pjesa e dytë nisi sërish më mirë për argjentinaset, duke shënuar edhe një herë.
Pas një kombinimi të mirë, ishte Julian Alvarez që shënoi dhe dyfishoi epërsinë.
Australianët ishin të rrezikshëm në një rast ku edhe çuan rezultatin në 2:1.
Po rridhte minuta e 77` kur Fernandez shënoi autogol.
Argjentinasit krijuan mjaft mundësi për të përfunduar dilemën e fituesit, por nuk i konkretizuan rastet me Lautaro Martinez.
Australia gjithashtu në sekondat e fundit kishte mundësi të barazojnë shifrat, por nuk lejoi Martinez.
Kështu Argjentina shkon në çerekfinale, ndërsa Australia eliminohet nga Botërori.