Pensionistët, sindikatat dhe organizatat sociale mbajtën një marshim në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, duke kërkuar rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, raporton Anadolu.
Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), një nga konfederatat më të mëdha të punës në vend, gjithashtu iu bashkua demonstratës duke protestuar ndaj politikave shtrënguese të qeverisë.
Protestuesit u mblodhën para Kongresit Kombëtar dhe marshuan duke brohoritur me slogane dhe duke mbajtur në duar pankarta e instrumente muzikore.



