Ballina Sport Futboll Argjentina në finale të Copa America, eliminoi Kanadanë në gjysmëfinale

Argjentina në finale të Copa America, eliminoi Kanadanë në gjysmëfinale

Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në finalen e madhe të Copa America pasi eliminoi Kanadanë me rezultatin 2:0.

Në minutën e 22’të, kampioni i botës kaloi në epërsi me anë të sulmuesit të Manchester Cityt, Julian Alvarez pas një asisti nga De Paul.

Në pjesën e dytë, Argjentina shënoi edhe një gol tjetër – ishte Enzo Fernandez ai që goditi topin drejt portës, por që u devijua nga Lionel Messi dhe pikërisht këtij të fundit iu numërua shënimi.

Argjentina tani pret ndeshjen mes Uruguait dhe Kolumbisë për ta mësuar kundërshtarin e finales së madhe të 15 korrikut në Miami.

Kujtojmë që kampion aktual në këtë kompeticion është pikërisht Argjentina, të cilët synojnë ta mbrojnë titullin./

Exit mobile version