Kupa e Botës vazhdon sot me katër ndeshje të tjera, me gjithë vëmendjen që shkon tek Argjentina e Leo Messit.
Xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Kampionatin Botëror po vazhdon, me ditën e sotme që numëron katër ndeshje në orar.
Grupi C dhe Grupi D do të mësojnë nga dy skuadra që do të shkojnë tutje. Deri më tani, vetëm Franca nga këto dy grupe e ka të sigurt biletën.
Argjentina duhet të sigurojë biletën e saj përballë Polonisë së Robert Lewandowskit, në një grup mjaft të koklavitur.
Argjentinë – Poloni luhet me fillim nga ora 20:00, orar në të cilin luhet edhe Arabia – Meksika, derisa në ora 16:00 luhen Australi – Danimarkë dhe Tunizi – Francë.