Përfaqësuesja e Argjentinës në futboll të diele mbrëma e ka mposhtur Ekuadorin me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë miqësore para “Copa Americas”.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Angel Di Maria në minutën e 40-të.
Ylli i futbollit Lionel Messi në lojë u inkuadrua në minutën e 56-të.
Argjentina ndeshjen e dytë miqësore do ta ketë ndaj Guatemalas më 15 qershor.
Skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Lionel Scaloni në “Copa America”, është në grupin A së bashku me Perunë, Kilin dhe Kanadanë. Ndeshjen hapëse do ta ketë më 21 qershor ndaj Kanadasë.