Në një ndeshje të zjarrtë dhe plot tension, Argjentina deklasoi Brazilin me rezultatin 4-1, duke dominuar nga fillimi deri në fund. Ndeshja mori tone të ashpra që përpara startit, pas deklaratave të lojtarit brazilian Raphinha, por në fushë kampionët e botës treguan epërsi të plotë.
Argjentina kaloi në avantazh që në minutën e pestë me një gol të Julian Alvarezit.
Lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje, Enzo Fernandez, në minutën 12-të dyfishoi epërsinë për Albicelestët pas një aksioni të bukur kolektiv.
Në minutën e 26-të, Brazili reagoi me një gol të Matheus Cunhas, duke shpresuar për një rikthim në lojë.
Por në minutën e 37-të Argjentina rifitoi kontrollin e plotë me një gol të Alexis Mac Allister, duke e çuar rezultatin në 3-1 para pushimit.
Giuliano Simeone në minutën e 69-të vulosi fitoren me golin e katërt, duke mos lënë asnjë shans për rikthimin e Brazilit.