Ballina Lajmet Kosovë Ardhmëria e Kosovës është në integrimin euroatlantik

Ardhmëria e Kosovës është në integrimin euroatlantik

Kanë filluar punimet e Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-së në Kosovë.

Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se organizimi i mbledhjes në Prishtinë, u përcjell të gjitha vendeve të rajonit se stabiliteti në Kosovë nuk është vetëm i nevojshëm por edhe i domosdoshëm për sigurinë në rajon dhe me gjerë.

Nërsa, Nënkryetar i Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, Paolo Alli, ka deklaruar se e ardhmëria e Kosovës është në integrimin euroatlantik, pasi Kosova është stabile, edhe pse ka sfida.

Ai tha se Asambleja e NATO-s ka mbajtur shumë seminare, por ky i sot është vërtet i llojit historik, sepse këto seminare nuk kanë qenë të mundura para shumë vitesh.

Më shumë se 100 pjesëmarrës, përfshirë 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-së janë të pranishëm sot në këtë Samit të 93-të të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare.

Në këtë takim tre ditorësh pritet të diskutohet për perspektivën e Kosovës në marrëdhëniet me BE-në, mirëpo edhe për rolin e NATO-s në rajon.

NATO do të shqyrtojë zhvillimit politike, perspektivat dhe bashkëpunimin ekonomin rajonal, por edhe sfidat që vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar dhe fluksin e refugjatëve në vend.

Ky seminar është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

Exit mobile version