Muslimanet kishin shtrirë shtetin e tyre nga Kina deri ne Marok por akoma nuk kishin shkelur në kontinentin plak. Tarik ibn Zijad ishte prijës në një zonë pranë Marokut të sotëm. Duke u nisur nga raportimet që merrte nga njerëz që zbarkonin çdo ditë në brigjet marokene i kërkoi Musa ibn Nusejrit, prijësit te Afrikës muslimane, të ndërhyj në Spanjë në ndihmë të popullit spanjoll që nuk duronte më qeverisjen e tij tirane. Pas njëfarë kohe Musa ibn Nusejr i jep përgjigjen e Damaskut (Shtetit Umeuit) dhe Tarik nis përgatitjet. Tereni i ashpër malor pranë brigjeve të Mesdheut perëndimor ja vështirëson rrugën dhe kalimi i ushtrisë se tij bëhet i pamundur. Komandanti legjendar Tarik urdhëron që malet në pikën më të afërt me Gadishullin Iberik të çahën dhe të krijohet kalim për në Mesdhe. Kjo zonë sot njihet me emrin “Gjibraltar” (Xhibal + Tar = Malet e Tarikut).
Pas zbarkimit të ushtrisë në Gadishullin Iberik komandanti Tarik mbajti një fjalim drejtuar ushtrisë së tij, i cili konsiderohet hutbeja e parë në arabisht e mbajtur në Europe. Ai u qartësoi ushtarëve që nuk ka më kthim mbrapa; të gjithë do të vdesin aty e i pari mes tyre ai ose do të triumfojnë dhe të hedhin themelet e një civilizimi Islam në Europë.
Beteja zgjati tre ditë dhe fitorja u buzëqeshi muslimanëve pavarësisht se ishin katër herë më pak në numër. Ata u priten si çlirimtarë dhe të simpatizuar nga popullsia e krishtere vendase që njihnin politikat tolerante të muslimaneve kundrejt feve tjera. Kjo ndodhi në vitin 711 ose 92 sipas kalendarit islam. Vetëm 80 vite pas vdekjes së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Islami u vendos në Evropë.
Andalusia kishte kryeqytet Kurtuben (Cordoba) nga ku doli edhe Imami i madh i Tefsirit, Imam Kurtubiu. Kurtuba kishte 1 milion banorë ne kohen kur Parisi kishte vetëm 100 mijë. Biblioteka e Kurtubes kishte 500 mije libra ndërkohë që në Evropen jomuslimane kryesonte nje biblioteke me 600 libra. Ne Kurtuben e viteve 1000 kishte ndriçim në rrugë, dy universitete, 800 shkolla, mijëra xhami. Evropa po kalonte në atë që njihet si “Epoka e Erret” ndërkohë qe Andalusia muslimane arriti kulmet e zhvillimit të saj.
Kur muslimanet e Andalusise harruan amanetin e të parëve, lanë pas dore praktikimin e fesë, u përçanë e u dobësuan e pas tetë shekujsh, Andalusia ra në duart e Mbretit Ferdinand e pasardhësve te tij që ushtruan mbi muslimanet gjenocidin më të madh që njeh historia.
Azem Kovaçi