Ballina Sport Futboll Arbitri Shala pranon gabimin, i kërkon falje Gjilanit

Arbitri Shala pranon gabimin, i kërkon falje Gjilanit

Arbitri i futbollit Gramos Shala ka pranuar se ka gabuar në rastin e dhënies së penalltisë në favor të klubit të futbollit Llapit. Shala u kritikua ashpër nga trajneri i Gjilanit dhe opinioni në Kosovë. U vlerësua se Gjilani u dëmtua.

Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” të shtunën e fitoi 2:1 ndeshjen kundër Llapit, në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës. Dhe vendimtar ishte goli i dhënë nga penalltia në minutën e 90-të. Sipas Shalës, Donaldo Açka i Gjilanit kishte luajtur me dorë në zonë. Shala nuk e ndërroi vendimin edhe pas rishikimit të situatës në ekranin e VAR-it. Muhamet Hyseni gaboi nga penalltia e parë në minutën e 88-të, pasi Aridon Bllaca e priti gjuajtjen e tij. Por, penalltia u përsërit, pasi Bllaca nuk ishte në vijën e portës, ndërsa lojtarë të Gjilanit ishin brenda në zonë pa u gjuajtur penalltia. Në tentimin e dytë të minutës së 90-të, Hyseni ishte i saktë.

“Gabimet e gjyqtarëve ndodhin gjithkund në botë, edhe në ligat më të forta dhe sisteme më të avancuara të teknologjisë. Unë kam analizuar dhe kam marr vendim për herë të parë në karrierën time që t’i kërkoj falje publike Gjilanit dhe tifozëve e dashamirëve të tyre për një gabim timin, të vetmin rast konkret të ndeshjes. Mos anulimi i penalltisë edhe pas rishikimit në VAR dhe në të kundërtën do të kishim ekipin e Llapit që do të ankohej për mos dhënie të penalltisë për prekje me dorë”, ka shkruar ndër të tjera në reagimin e gjatë të Gramos Shalës. Ai pranon gabimin e bërë, por nuk pajtohet që fajet për gabime të gjyqtarëve duhet t’i adresohen kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.

Exit mobile version