Ballina Autorë Mimikëria politike, feja dhe viktimat

Mimikëria politike, feja dhe viktimat

(po shkruaj mbasi dola edhe në (kliko këtu) rrjetin televiziv  NBC NEWS)

Tek po i këqyrim Hashimin e Ramushin tu u shfaqë ma katolikë se Papa e ma gej se Elton John-i, dhe Lek Vuçiqin e Ivo Daciqin tu u shfaqë ma turq se Sulltani, vyen me u avitë pak ma ngat realitetit dhe problemeve ku ndërthuret feja me politikën në mnyrat që vërtetë e kanë prekë nji segment të shoqnisë tek ne.

Qeveria e paudhë dhe e pa-haber kosovare në tentativë me u konformu me diplomacinë e pavendosun amerikane n’raport me “Lindjen e Mesme” e pat stimulu ekstremizimin (“radikalizimin”) e nji pjese të rinisë me ndërgjegje fetare dhe të gjithë i kemi pa pasojat.

Mandej kur Amerika iu konformu Putinit, shteti i Kosovës bani turr me e mbulu sherrin tu arrestu njerëz pa dëshmi inkriminuese e tu i ndërsye mediat kundër gjithçkafit që ka të bëjë me “Lindjen e Mesme”, me përjashtim të -natyrisht- Izraelit dhe Krishterimit.

Pos kësaj mënyre spektakulare të larjes së duarve, do ushujza thithëse të etura për fondet perendimore i dhanë zor me apliku për grante të majme në emër të projekteve për luftim të ekstremizmit. Fjalori dhe qasja e tyre zbulonin bigotëri e injorancë të pafalshme. Në anën tjetër, përfaqësuesit fetarë tashmë e bartnin stigmën e armikut të popullit dhe shumë prej tyne garonin se cili po distancohet ma tepër prej xhematlinjve të tyne të “radikalizum”.

U kriju situatë kur do baloshë gazetarie shtyheshin se cili a cila po e njollosin ma fort e ma keq vendin dhe popullin e vet për hatër të kolegëve të tyre paragjykues e ksenofobë; gjykatësit shtyheshin cili po tregohet ma i verbër përballë mungesës së dëshmive për dënime drakonike; e politikanët – cili po del ma inkuizitor ndaj “muxhahedinëve”.

Krejt kjo në emër të një populli që së paku deklarohet formalisht të jetë musliman në masën prej 96%. Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte dhe mbeti i vetmi subjekt politik me qëndrim kundër një qasjeje të këtillë të shtetit dhe zadhanësve të tij “të pavarun” mediatikë e soc-civilë (http://www.vetevendosje.org/Al/lajme/3849/kosova-ka-nevoje-per-bashkim-kombetar-e-jo-per-percarje-fetare/ ).

Unë pa asnji hezitim vendosa me ndihmu në përpjekjet për trajtim adekuat dhe riintegrim të viktimave të propagandës ekstremiste dhe të të lajthiturve tjerë nga përceptimi i nji situate “bardh e zi” në Siri e Irak. Prandaj iu bëra kah shokut tim Albertit në projektet tërësisht vullnetare të INSID-it. Siq ndodhë zakonisht me iniciativat e guximshme dhe sfiduese në shërbim të shoqërisë në vendin tonë, që nga fillimi ballafaqohemi me qasje tejet obstruktive nga institucionet vendore dhe sidomos mediat, e në anën tjetër me mirënjohje e admirim ndërkombëtar.
Për mua me rëndësi osht që Shqiptarët dhe Kosova të mos i humbin të rinjtë e vet, të mos portretizohen para botës nga Arbanaxharrat e Beratbuzhalat si çerdhe e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar në Europë. Për një kauzë si kjo jam i gatshëm të jem vullnetar e sakrifikues përjetësisht.

Për të gjithë besimtarët muslimanë sot- ju uroj Xhuma të begatë!

Nga profili i Arber Vokrri kandidat i VV per asamble komunale në Prishtinë

Exit mobile version