Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë para ndeshje deçizive kundër Maqedonisë së Veriut, të cilën e zhvillon më 26 mars në kuadër të play-off të Ligës së Kombeve.
Pas tetë muajve jashtë fushave, ylli i ekipit Arbër Zeneli është rikthyer në tapetin e gjelbërt me ekipin e dytë të Reims.
Zeneli luajti 45 minuta në sfidën e cila u mbyll baras pa gola, transmeton lajmi.net.
Ylli kosovar pësoi lëndim në muajin qershor kundër Malit të Zi, në takimin e zhvilluar në Podgoricë.
Më poshtë mund të shikoni disa nga momentet e ndeshjes ku luajti futbollisti mitrovicas.
Kosovan Football @kosovanfooty_EN
Arber Zeneli’s (No 11) first 45 minutes on the pitch since his injury!
Welcome back Arber. [ @StadeDeReims]537:03 PM – Feb 24, 2020Twitter Ads info and privacySee Kosovan Football ‘s other Tweets