Arbër Vllahiu emërohet zëdhënës i Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi sot Arbër Vllahiun për zëdhënës të Qeverisë së Kosovës.

“Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu është njëkohësisht këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj. Ish-gazetari Arbër Vllahiu i është bashkuar zyrtarisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK në maj të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj e ka quajtur Vllahiun një nga emblemat e BBC-së dhe njohës shumë të mirë të temave politike.