Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për medie ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti.
Ajo është gazetarja Arbana Xharra.
Veseli ka treguar për aderimet e reja që janë bërë në këtë parti duke treguar se që nga sot Arbana Xharra do të jetë pjesë e PDK-së.
Veseli ka thënë se ekziston një disponim në rritje te qytetarët për një fillim të ri duke shtuar se gjithjë e më shumë njerëz po i bashkohen PDK-së.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj rritjes së transparencës. Jam i vendosur për fuqizimin e grave në institucione tona dhe në partinë tonë”, ka thënë ai.
E duke folur për Arbana Xharrën, Veseli ka thënë se ajo nuk është vetëm fituese e një cmimi por në të njëjtën kohë ajo është edhe menaxhere e suksesshme.
Kurse Arbana Xharra ka thënë se nga sot do të jem pjesë e kësaj partie.
“Kam ardhur këtu pa asnjë kusht. Më është premtuar hapësira”, ka thënë ajo.