Këshilltarja e Kryetarit të Kuvendit, Arbana Xharra ka bërë një cicërimë në llogarinë e saj në Twitter
Ajo me anë të një pyetjeje shkruan se do t’i duheshin veç 72 orë që ta pastronte Kosovën nga radikalët fetarë.
Ky qëndrim i gazetares është mjaft problematik duke qenë se shteti ka disa vite që ka ndërmarrë programe të deradikalizimit të grave dhe burrave që shkuan në luftën civile në Siri e Irak për t’iu bashkuar grupeve ekstremiste.
Për më tepër, problemi qëndron specifikisht te “radikalizmi i dhunshëm” e të cilin nuk e përveçon zonja Xharra.
Madje për Xharrën nuk është problem radikalizmi, por çdo gjë që është islame.
Ajo edhe më herët ka shprehur mllefin e saj në raport me muslimanët, duke treguar se është një islamofobe.
E radikal për të është çdo person që frekuenton xhamitë dhe nuk mendon njëjëtë si ajo për islamin./Mesazhi/