Arabia Saudite vitin e ardhshëm do të lejojë…

Sipas autoriteteve të Arabisë Saudite, që nga marsi i vitit 2018 ky vend do të lejojë tregun e kinemasë në mbretërinë e pasur me naftë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Arabisë Saudite bëri të ditur se lejet do t’u jepen kinemave për të vepruar në mbretëri.

“Ne presim që shfaqja e parë e filmit të operojë në mars të vitit 2018”, tha ministri i Informacionit, Awwwad al-Awwad.

Autoritetet saudite në vitin 1980 mbyllën të gjitha kinematë në vend.

Zhvillimi i ri vjen si pjesë e reformave të paraqitura nga Mbreti Salman, duke përfshirë heqjen e ndalimit prej dekadash për gratë që të drejtojnë automjetet në vend.