Autoritetet e Arabisë Saudite kanë vendosur t’i ndërpresin aktivitetet e tetë shkollave turke të lidhura me Ministrinë e Arsimit Kombëtar të Turqisë që veprojnë në kryeqytetin Riad dhe provinca të tjera në fund të vitit akademik 2020-2021, sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria saudite e Arsimit e dha vendimin në një format të shkruar në shkollat në provincat veriperëndimore Tabuk, Riad, Ta’if dhe Jeddah.
Zyrtarët sauditë gjithashtu vizituan shkollat turke në provincat Dammam dhe Abha për të informuar autoritetet e shkollës në lidhje me vendimin.
Shkollat turke në provincat Mekë dhe Medinë gjithashtu do t’i nënshtrohen të njëjtit vendim.
Në këtë vendim, Ministria saudite e Arsimit tha: “Aktivitetet në shkollat turke do të ndërpriten në fund të këtij viti akademik, do të sigurohet lehtësim për nxënësit që të regjistrohen në shkollat e zgjedhura prej tyre, dhe administratat e shkollës duhet të informojnë prindërit në lidhje me vendim”.
Burimet diplomatike thonë se 2.256 nxënës që nuk flasin rrjedhshëm gjuhën arabe do të kenë vështirësi nëse vazhdojnë arsimin e tyre të lidhur me Ministrinë e Arsimit të Arabisë Saudite.
Shkollat Turke Ndërkombëtare në Riad, Jeddah, Tabuk, Dammam, Ta’if, Abha, Mekë dhe Medinë do të mbyllen deri në fund të këtij viti. /aa