Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare arabosaudite SPA, bazuar në një komunikatë të kompanisë të industrisë ushtarake të këtij vendi, Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite ka nënshkruar me kompaninë e njohur në fushën e industrisë së mbrojtjes së Rusisë, “Rosoboronexport”, një marrëveshje bashkëpunimi për blerjen e produkteve të avancuara të industrisë së mbrojtjes dhe sistemeve të armëve, për të bërë bashkëprodhim dhe dhënien e trajnimeve të nevojshme.
Sipas marrëveshjes në fjalë Arabia Saudite do të blejë nga Rusia shtrat për lëshimin e raketave TOS-1A, raketave Kornet-EM, armë sulmuese AK-103 dhe Sistemet e Mbrojtjes Antiraketë, S-400.
Njoftohet se me marrëveshjen e nënshkruar me Rosoboronexport, pala ruse do të bëjë në Arabinë Saudite punime mbi transferimin e teknologjisë dhe për ta bërë të qëndrueshme industrinë e tyre të mbrojtjes duke e lokalizuar atë dhe këto punime do të hedhin themele të rëndësishme në prodhimin dhe zhvillimin e produkteve të industrisë së mbrojtjes të Arabisë Saudite./Mesazhi/