Arabia Saudite më në fund u jep grave të drejtën e vozitjes

Arabia Saudite ka bërë me dije se tani e tutje gratë do të lejohen të ngasin veturat.

Sipas mediave shtetërore, tani gratë mund të udhëtojnë me makinë nëpër mbretëri.
Në një deklaratë të lëshuar në televizionin shtetëror u njoftua se mbreti saudit Salman bin Abdul Aziz al-Saud kishte lëshuar një dekret që u lejonte grave të merrnin leje për drejtimin e automjeteve.

Megjithatë, urdhri do të zbatohet nga qershori i vitit 2018, sipas deklaratës. /MESAZHI/