Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman është shpallur si Princ i Kurorës, që do të thotë se do të vie në pushtet pas babait të tij, Mbretit Salman.
Ky vendim u bë lajm, pasi deri tani ishte kushëriri i tij ai që do të merrte sundimin e mbretërisë saudite.
Por në një vendim të papritur, Princi i deritanishëm i Kurorës Saudite, Mohammed bin Nayef, është liruar nga posti i tij dhe është zëvendësuar nga Mohammed bin Salman, i cili tani konsiderohet si zëvendëskryeministër dhe gëzon një sërë të drejtash sipas dekretit mbretëror.
Edhe pse “promovimi” i Mohammed bin Salman pritej në mesin e qarqeve të ngushta, vendimi erdhi si surprizë, në një kohë kur mbretëria po përballet me tensionet përshkallëzuese me Katarin.
Princi i deritanishëm i Kurorës Mohammed bin Nayef, ishte për vite me radhë shefi i kundër-terrorizmit. Tani, ai lirohet nga të gjitha obligmet.
Vitin e kaluar, Mohammed bin Salman, ose “MBS” siç dihet gjerësisht, njoftoi ndryshime gjithëpërfshirëse, që synonin, siç tha ai, “dhënies fund të varësisë ndaj naftës”. /MESAZHI/