Arabia Saudite ndërpret çdo komunikim me Katarin

Arabia Saudite ka ndërprerë çdo dialog dhe komunikim me Katarin, me arsyetimin se mediat e këtij shteti raportuan të pavërteta për bisedën telefonike ndërmjet liderëve të dyja shteteve, princit saudit Mohamed bin Salaman dhe emirit të Katarit, sheikut Tamim bin Hamad al Tani.

Agjencia e lajmeve e Katarit raportoi se liderët e të dyja shteteve theksuan nevojën për zgjidhjen e krizës përmes lansimit të dialogut, me të cilin sigurohet uniteti dhe stabiliteti i vendeve të Gjirit, pas të cilit Arabia Saudite reagoi me zemërim, duke thënë se kumtesa e Dohës zyrtare nuk është e vërtetë.

Që nga muaji qershor, Arabia vendosi bllokadë totale ndaj fqinjit – Katarit, duke shkaktuar përqarje të mëtejshme në Lindjen e Mesme. /MESAZHI/