Kryetari i përgjithshëm i çështjeve të të Dy Xhamive të Shenjta Shejh Dr Abdurrahman Bin Abdulaziz Al-Sudais dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të medias Dr Majid Bin Abdullah Al-Qasabi filluan planin operativ për Haxhin sezonin 1442 H (2021).
Duke iu drejtuar ceremonisë përmes videokonferencës, Al-Qasabi tha se udhëheqësit dhe njerëzit e vendit janë të nderuar t’u shërbejnë Dy Xhamive të Shenjta dhe të gjithë atyre që vijnë tek ata si haxhilerë.
“Qeveria e Mbretërisë ka mundësuar që të gjithë sektorët përgjegjës në vend të lehtësojnë shërbimin e haxhilerëve dhe të shfrytëzojnë të gjitha aftësitë e sigurisë, për të lehtësuar shërbimet (që lejojnë) ata të kryejnë ritualet e Haxhit me lehtësi,” shtoi ai.
Al-Qasabi tha se haxhi i këtij viti do të jetë i dyti në rrethana të jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 dhe zhvillohet ndërsa variantet e reja të koronavirusit vazhdojnë të shfaqen.
Ai shtoi se vendimi për të kufizuar Haxhin në 60,000 pelegrinë, të gjithë nga brenda Mbretërisë, synon t’i mbrojë ata dhe të sigurojë që ritualet e tyre mund të kryhen sa më sigurt, raporton Arab News.
Abdul Rahman Al-Sudais, Kryetari i përgjithshëm i çështjeve të Dy Xhamive të Shenjta, tha se autoriteti po punon për të vendosur të gjitha masat e mundshme paraprake shëndetësore, ndërsa gjithashtu siguron që ritualet e Haxhit të mund të ndodhin, përvoja të pasurohet, dhe mikpritja e duhur të sigurohet në përputhje me Vizionin e Mbretërisë 2030. Ai shtoi se planet e presidencës bazohen në disa shtylla që nxjerrin në pah vlerat e bujarisë dhe mikpritjes në ofrimin e shërbimeve për haxhilerët.
Lidhur me sigurimin e ujit për haxhilerët, Al-Sudais tha se presidenca do të shpërndajë shishe me ujë Zemzem të sterilizuar.
Teknologjia e fundit e inteligjencës artificiale do të përdoret për shpërndarjen e ujit duke përdorur robotë dhe automjete inteligjente të teknologjisë së lartë, shtoi ai, në përputhje me procedurat paraprake.
Al-Sudais tha se presidenca do të sigurojë më shumë se 800 automjete manuale dhe elektrike për të ndihmuar njerëzit të lëvizin brenda në Xhaminë e Madhe dhe oborret e saj dhe të bëjë më të lehtë për të moshuarit dhe haxhilerët me aftësi të kufizuara për të kryer ritualet e tyre.
Al-Sudais zbuloi gjithashtu se rreth 5,000 punëtorë janë rekrutuar për të sterilizuar Xhaminë e Madhe, oborret e saj dhe objektet e tjera 10 herë në ditë, duke përdorur më shumë se 60,000 litra dezinfektues dhe teknologjitë më të fundit të pastrimit.
Presidenca gjithashtu planifikon të sigurojë dhurata, duke përfshirë çadra dhe sterilizues, që do ta bëjnë më të lehtë, më të sigurt dhe më të rehatshëm për haxhilerët kryejnë ritualet e tyre.
Ai shtoi se planet e presidencës, të përgatitura në bashkëpunim me Ministrinë e Haxhit dhe Umrës dhe autoritetet e tjera përkatëse, përfshijnë një rritje në numrin e shtigjeve për haxhilerët që të ndjekin brenda xhamisë.
Al-Sudais gjithashtu tha që predikimet në Dy Xhamitë e Shenjta dhe predikimi në Ditën e Arafatit do të përkthehen në dhjetë gjuhë për “gati 100 milion dëgjues”. /mesazhi.com