Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe në botë e naftës dëshiron të kalojë në përdorimin e energjisë bërthamore me të vetmin qëllim paqësor për diversifikimin e furnizimit të saj me energji.
“Plani për të zhvilluar 16 termocentrale bërthamore në Arabinë Saudite për një plan afatgjatë u formua ashtu që energjia atomike të mund të përdoret për të gjeneruar energji elektrike”, tha në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Joseph A. Kechichian, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën e Mbretit Faisal për Kërkime dhe Studime Islame.
Ai tha se mbretëria saudite synon të diversifikojë ekonominë e saj duke u përqendruar në investime në sektorë të tjerë, përfshirë turizmin, teknologjitë alternative, projektet financiare. Sidoqoftë, ajo ende favorizon naftën dhe gazin për disa dekada të tjera.
“Qëllimi është i dyfishtë: krijimi i pasurisë duke krijuar punë me pagë të mirë për qytetarët tanë, si për burra ashtu edhe për gra, po aq e rëndësishme, të inkurajohen investimet e huaja direkte në ekonomi”, tha Kechichian.
Ai shpjegoi se joshja e Rijadit ndaj energjisë bërthamore ka të bëjë me shpërndarjen e naftës në sektorë shumë më produktivë, duke drejtuar gamën nga sektori kimik drejt transportit.
Arabia Saudite aktualisht është në proces të zgjedhjes së një kompanie për ndërtimin e termocentralit të parë bërthamor në vend, ndërkaq oferta fituese pritet të zgjidhet në vitin 2020.
Kechichian, në njohjen e natyrës së kufizuar të burimeve të naftës, këshilloi që këto burime të mos harxhohen në procesin e shtrenjtë të prodhimit të energjisë elektrike, por t’u kushtohen nevojave të tjera më të ngutshme.
Në anën tjetër, ai paralajmëroi për rreziqet që lidhen me energjinë bërthamore bazuar në disa katastrofa që ndodhën në të gjithë botën si në Fukushima të Japonisë, Çernobil në veri të Ukrainës dhe Ishullin Tre Milje në SHBA. Për këtë arsye ai këshilloi Rijadin që të ecë përpara me kujdes duke zgjedhur kompani të dëshmuara në aspektin e sigurisë bërthamore dhe trajnojnë një kuadër të plotë të inspektorëve vendorë për të vëzhguar centralet e ardhshme.
Centralet bërthamore mund të zëvendësojë naftën me përzierjen e energjisë elektrike në vend
Jim Krane, një analist i energjisë në Institutin Baker të Universitetit Rice pranoi se mbretëria saudite varet jashtëzakonisht shumë nga djegia e gazit natyror dhe naftës vendore, përfshirë naftën e çmuar të papërpunuar dhe naftën për të gjeneruar energji.
“Djegia e naftës në termocentrale është një përdorim me të vërtetë me vlerë të ulët të këtij karburanti. Kompania saudite Aramco më mirë do ta eksportonte atë dhe do të nxirrte fitime më të larta sesa ta siguronte atë nën koston për termocentralet lokale”, tha ai.
Megjithatë, Arabia Saudite prodhon akoma më pak se 1 për qind të energjisë elektrike nga energjia e rinovueshme, si era dhe panelet diellore, tha Krane.
Sipas tij, kombinimi i burimeve të rinovueshme dhe energjisë bërthamore, si forma të karbonit zero të gjenerimit të energjisë, përfundimisht mund të zëvendësojnë naftën në përzierjen e energjisë elektrike të Arabisë Saudite.
Ai pohoi se ky zëvendësim nuk do të ndodhë së shpejti pasi shumica e qëllimeve ambicioze të rinovueshme që janë njoftuar në Gjirin gjatë dekadës së kaluar, janë ose të reduktuar ose janë larguar në heshtje.
“Centralet bërthamore zakonisht marrin të paktën një dekadë për t’u planifikuar dhe ndërtuar dhe shpesh marrin edhe më shumë se kaq”, tha ai.
Projekti bërthamor saudit
Në vitin 2018, Arabia Saudite, e njohur si vendi kryesor prodhues dhe konsumues i energjisë elektrike në rajonin e Gjirit, prodhoi më shumë se 39 për qind të energjisë elektrike të saj nga nafta dhe 60 për qind nga gazi. Vendi i pasur me naftë dëshiron të rrisë pjesën e burimeve alternative të energjisë, veçanërisht energjisë bërthamore dhe diellore për të zvogëluar përdorimin e karburantit fosil në prodhimin e energjisë elektrike.
Arabia Saudite doli publikisht me ambiciet e saj bërthamore nëntë vjet më parë, kur një dekret mbretëror saudit njoftoi se: “Zhvillimi i energjisë atomike është thelbësore për të përmbushur kërkesat në rritje të mbretërisë për energji për të gjeneruar energji elektrike, për të prodhuar ujë të desalinuar dhe të zvogëlojë varësinë në shpenzimin e burimeve hidrokarbure”.
Në përputhje me planet për zvogëlimin e varësisë nga karburantet fosile, në vitin 2010 sauditët themeluan Qytetin Mbreti Abdullah për Energji Atomike dhe të Rinovueshme (KA-CARE).
Në vitin 2012, u paralajmëruan planet për ndërtimin e 16 reaktorëve të energjisë bërthamore me një kapacitetit bërthamor prej 17 gigavat deri në vitin 2032 së bashku me planin për ndërtimin e 54 gigavatëve të energjisë së rinovueshme. Por, më vonë në 2015, data u zhvendos për vitin 2040.
Këto plane energjetike kanë kaluar në mbivlerësim si pjesë e sundimtarit ‘de-fakto’ të mbretërisë, “Vizioni 2030” i Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman – një strategji për të hequr Arabinë Saudite nga varësia e saj ndaj naftës. Vendi ka rishikuar objektivat e saj të energjisë së rinovueshme në instalimin e kapaciteteve 9.5 gigavat deri në vitin 2030 ndërsa objektivi ambicioz bërthamor është vendosur aktualisht në dy reaktorët e parë dhe potencialisht në një program më të vogël.
Sauditët tani duan të ndërtojnë dy reaktorët e parë komercialë. Në vitin 2017, Mbretëria kërkoi kontraktorët dhe ftoi vendet të bëjnë oferta për projektin. Kjo rezultoi në bisedime paraprake me pesë kompani finaliste nga pesë vende, Kinën, Francën, Rusinë, SHBA-të dhe Korenë e Jugut.
Me realizimin e projektit të parë bërthamor të vendit, mbretëria do të bëhej vendi i dytë në rajonin e Gjirit Arabik që do të bëhej me energji bërthamore pas Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili planifikohet të fillojë me impiantin e tij të parë të ndërtuar nga Koreja e Jugut deri në fillim të vitit 2020.