Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite ka dënuar ashpër bombardimin izraelit të qytetit Koya në provincën jugore të Deraas, Siri.
“Mbretëria riafirmon refuzimin e saj të prerë ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve izraelite të okupimit për të minuar sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë dhe rajonit, përmes shkeljeve të hapura dhe të përsëritura të ligjeve ndërkombëtare,” thuhet në deklaratë.
Sipas Ministrisë së Jashtme siriane, nga sulmi kanë humbur jetën gjashtë persona dhe numri i viktimave mund të rritet për shkak të plagëve të rënda. /mesazhi