Arabia Saudite ka ndarë 30 milionë dollarë për nevojat e ndërtimit të Gazës, pasi një pjesë e mirë e objekteve janë dëmtuar në masë të konsiderueshme gjatë sulmeve izraelite në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë informacion për AA e konfirmoi ministri palestinez i Zhvillimit dhe Vendbanimeve, Mufid Husayin, i cili tha se ndihma prej 30 milionë dollarëve do t’i dorëzohet Qeverisë palestineze përmes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRËA) dhe programit zhvillimor (UNDP).
Husayin shtoi se Arabia Saudite tashmë ka dërguar pjesën e parë në vlerë prej 10 milionë dollarëve, të cilat dedikohen për rindërtimin e 370 objekteve banesore, të cilat plotësisht janë shkatërruar nga sulmet.
Sulmet izraelite në Gazë filluan më 7 korrik të vitit 2014, ndërsa përfunduan me armëpushimin e 26 gushtit. Sipas të dhënave të raportit të cilin e përpiluan UNRWA dhe UNDP, gjatë sulmeve izraelite në Gazë tërësisht janë shkatërruar 12.000 objekte banimi, ndërsa 160.000 pësuan dëmtime të pjesshme.