Arabët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e djegura nga YPG/PKK-ja

Ish-banorët e fshatit Kishkish Jabbur protestuan për shtëpitë e tyre që u janë djegur nga organziata terroriste YPG/PKK 4 vite më parë në rajonin Al-Hasakah që ndodhet në verilindje të Sirisë si dhe kërkuan dëmshpërblim për shtëpitë e tyre të shkatërruara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se arabët e fshatit Kishkish Jabbur u mblodhën në qendrën e rajonit Al-Shaddadah ku ata janë dëbuar dhe protestuan për shtëpitë e tyre të cilët u dogjën dhe u bënë të papërdorshme nga terroristët e YPG/PKK-së 4 vite më parë në Al-Hasakah.

Duke bërë të ditur se nuk janë përmbushur premtimet e dhëna për rindërtimin e fshatrave të tyre, protestuesit kërkuan dëmshpërblim për shtëpitë e tyre që YPG/PKK ka shembur pasi i ka djegur.

Protestuesit kërkuan nga YPG/PKK-ja që të lirojë menjëherë banorët e arrestuar të rajonit si dhe dhanë mesazhin se protestat do të vazhdojnë duke u zgjeruar nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Organizata terroriste YPG/PKK, duke paraqitur si arsyetim organizatën terroriste DEASH, në vitin 2016 grabiti dhe dogji dhjetëra shtëpi në fshatin Kishkish Jabbur në komunën Al-Shaddadah në Al-Hasakah.

Organizata, banorët e fshatit të përbërë nga arabët i largoi në qendrën e komunës Al-Shaddadah dhe në fshatrat përreth saj.