Liga Arabe dhe autoriteti palestinez dënojnë hapjen e zyrës Çeke në Jerusalem
Praga të enjten hapi në Jerusalem një degë të ambasadës së saj qe është e vendosur në Tel Aviv, lëvizje kjo që llogaritet si shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Përurimi u ndoq nga kryeministri çek Andrej Babis, dy javë pasi Çekia pranoi një donacion prej 5000 dozash të vaksinës Moderna për Covid 19 nën programin e “diplomacisë së vaksinave”.
Ministria e jashtme palestineze të shtunën e quajti veprimin e Pragës si sulm të hapur ndaj popullit Palestinez dhe të drejtave të tyre si dhe shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe se kjo do të dëmtonte shpresat për paqe.
Në Kajro, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Ahmed abul Gheit tha në një deklaratë: “Statusi ligjor i Jerusalemit do të ndikohet nga vendimi i një vendi apo një tjetri për të hapur zyra përfaqësimi. Jerusalemi Lindor është tokë e okupuar sipas ligjit ndërkombëtar.”
Duke theksuar se zyra e Jerusalemit nuk ishte një ambasadë, Ministria e Jashtme Çeke tha se kishte për qëllim forcimin e partneritetit në mes dy vendeve dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët Çek atje. /Mesazhi.com