Ballina Arritje Teknologji Apple zbulon sesa RAM do të kenë modelet iPhone 16

Apple zbulon sesa RAM do të kenë modelet iPhone 16

Apple nuk e kishte qartësuar sesa RAM kishte linja iPhone 16, por MacRumors gjeti referenca për 8GB në Xcode pasi telefonët u prezantuan.

Linja iPhone 16 ka 8GB RAM, nga modeli bazë deri tek iPhone 16 Pro Max dhe kjo falë Apple Intelligence. Zëvendës presidenti i harduerit të Apple Johny Srouji konfirmoi këtë detaj gjatë një interviste.

Ai shpjegoi se karakteristikat e harduerit të nevojshme për Apple Intelligence kërkonin të paktën 8GB RAM. Ai shtoi se memoria shtesë RAM do të ndihmonte edhe për gaming.

Apple nuk e kishte qartësuar sesa RAM kishte linja iPhone 16, por MacRumors gjeti referenca për 8GB në Xcode pasi telefonët u prezantuan.

Sa i përket Apple Intelligence, kompania ka thënë se nuk do të jetë e disponueshme në modelet iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus të cilët kanë vetëm 6GB RAM.

Përveç linjës iPhone 16, seritë iPhone 15 Pro do të jetë telefonët e tjerë të vetëm që e mbështetin.

Exit mobile version