Ndërkohë që përgatitemi t’i japim lamtumirën 2017-s, “Apple” ka publikuar listën e aplikacioneve më të shkarkuara nga “App store”.
Snapchat edhe pse ka përjetuar rënie të hyrjeve dhe përdoruesve, në “Apple” mbetet aplikacioni i dytë më së shumti i shkarkuar.
Në deklaratën e “Apple” thuhet se 2017-a ka qenë një vit i madh për aplikacionet dhe risitë e fundit të kulturës app.
I pari në listën e aplikacioneve kryeson “Bitmoji”, çka nuk konsiderohet befasi për shkak të rritjes së madhe në vitet e fundit.
Ndërkaq nuk mbeten pas edhe rrjetet sociale më popullore si “Facebook”-u, “Instagrami”, “Youtube” dhe “Messenger”.
20 aplikacionet më të shkarkuara, sipas Apple:
- Bitmoji
- Snapchat
- YouTube
- Messenger
- Google Maps
- Netflix
- Spotify
- Uber
- Gmail
- Pandora Music
- Amazon
- Wish
- SoundCloud
- Google Chrome
- Waze
- Lyft